Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 340m², me lokacion në Vëllushë, në rrugën "Xhelal Mitrovica", afër Teatrit "Dodona".
Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e struktuar në bodrum, përdhes, tri kate dhe nënkulm me sipërfaqe 85m², kati i parë dhe kati i dytë kanë qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo dhe ballkon ndërsa katet tjera kanë hapësira të hapura.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike dhe shtëpia ka truall me sipërfaqe 1 Ari.
Shtëpia gjendet shumë afër qendrës së qytetit, po ashtu në rrethinë ka të gjitha shërbimet e nevojshme për të ofruar një jetë të rehatshme për banorë.