Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 100.07m², me lokacion te Prishtina e Re, në Rrugën “Nekibe Kelemendi”, në kompleksin Premium Plaza, ndërtim nga Premium Invest.
Banesa ka orientim nga jugu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, banjo. tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa posedon ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.
Prishtina e Re është një zonë në zhvillim të vazhdueshëm, me infrastrukturë të përfunduar dhe ndërtime të reja kualitative. Me potencial të lartë për banim dhe investim, kjo zonë po shndërrohet në një nga pikat më premtuese të qytetit.
*Kompleksi pritet të përfundojë ndërtimet në vitin 2028.