PatundshmëriKosovo. Your Land. Your Property. Your Way.
← Back to listings

#11644 · pro-rks #17025

Shtëpi për shitje në Velania

Emrush Miftari, Velania, Pristina

Përditësuar 1 muaj më parë
Përditësuar së fundi: 12.10.2026
Data e Listimit: 12.10.2026
Hyr për të parë
10 bedrooms 6 bathrooms 640 m²
Parking Shesh parkimi Ballkon Numri i ballkoneve: 10 Mobilimi: Pjesërisht e mobiluar Kitchen Numri i kuzhinave: 2 Këndi i ngrënies Living Room Numri i dhomave të ndenjes: 2 TV në Sallon Drejtimet e ekspozimit: Lindje, Perëndim, Jug Garazh Ngrohje Lloji i Ngrohjes: Pompë Nxehtësie, Kondicioner Mini-Split Bodrum Statusi i Dokumentacionit të Pronës: Me Fletë Posedimi Mënyra e Ekzekutimit të Kontratës: Kontratë te Noteri Tokë Sipërfaqja e Truallit: 5.32 Ari Sipërfaqja e Jashtme Tarracë

Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 640m², e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Velani, në rrugën "Emrush Miftari", afër Fshatit SOS dhe Parkut të Tokbashqes.

Shtëpia ka orientim nga të gjitha anët, është e strukturuar në përdhes dhe tri kate dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: dy hapësira për qëndrim ditor, dy kuzhina, dhjetë dhoma të gjumit, gjashtë banjo, dhjetë ballkone dhe tarracë.

Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me dy pompa termike, është e pajisur me kondicionerë ndërsa shtëpia po ashtu është e pajisur me panele solare prej 6KW.

Shtëpia ka truall me sipërfaqe prej 5.32 Ari, ka oborr të mirëmbajtur, hapësirë për parking të jashtëm dhe garazh dhe ndër veçori të tjera ka të hapur bunar dhe është e pajisur me bojler 1000+1000L.

Velania është një nga lagjet më të kërkuara për banim kolektiv, e pozicionuar në kodër me pamje panoramike mbi qytet. E rrethuar nga gjelbërimi dhe me qasje të shpejtë në qendër, ofron një balancë ideale mes qetësisë dhe jetës urbane.

Burimi: pro-rks


+●●● ●● ●●● ●●● Hyr për të parë