Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 81m², me lokacion te Rruga B, në kompleksin Residio 1, ndërtim nga Dervisholli.
Banesa ka orientim nga lindja dhe perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor, ofron garazh dhe depo me çmim shtesë.
Banesa ndodhet në një zonë mjaft të zhvilluar me frekuentim të dukshëm, me qasje në rrugën kryesore si dhe në afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme.