Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 69m², me lokacion në Emshir, në rrugën "Sicilia", në kompleksin Ylli, ndërtim nga Bashkimi Project.
Banesa ka orientim nga perëndimi dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë, një dhomë gjumi, një banjo, tualet dhe ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron garazh me çmim shtesë prej 10,000€.
Lagjja Emshir gjendet në hyrje të Prishtinës, zonë e kombinuar me ndërtime të larta afaristo-banesore dhe ndërtime të ulëta që në të përfshinë të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë, shkollat, çerdhet, marketet, stacionet e trafikut urban si dhe Stacionin e Autobusëve.