Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 102.8m² ndodhet te Mati 1, në rrugën "Ali Pashë Gucia", ndërtim i Naki Trade, afër Depo Market.
Banesa ka orinetim nga të gjitha anët, është tërësisht e mobiluar, moderne dhe e renditur në këtë mënyrë: qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma të gjumit, një banjo, tualet dhe tarracë.
Sistemin e ngrohjes e ka me energji elektrike dhe është e pajisur me kondicioner.
Ndërtesa ku ndodhen banesat posedon ashensor.
Lagjja Mati 1 është njëra prej lagjeve më të zhvilluara së fundmi me ndërtime të reja afariste dhe banesore, lagje me të gjitha shërbimet e nevojshme duke i përfshirë këtu shkollat, çerdhet, marketet si dhe rrugët kryesore që e lidhin me qendrën e qytetit.