Ofrohet për shitje banesa me sipërfaqe 59.60m², me lokacion në Emshir, në rrugën "Dervish Hima", ndërtim nga Lesna, kompleksi Blerti.
Banesa ka orientim nga veriu dhe ka këtë renditje të hapësirave të brendshme; qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari, një dhomë gjumi, një banjo, depo dhe një ballkon.
Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me energji elektrike.
Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe ofron hapësirë për vendparkim.
Lagjja Emshir gjendet në hyrje të Prishtinës, zonë e kombinuar me ndërtime të larta afaristo-banesore dhe ndërtime të ulëta që në të përfshinë të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë, shkollat, çerdhet, marketet, stacionet e trafikut urban si dhe Stacionin e Autobusëve.